HOTEL RIVIJERA 4* PETROVAC BUZE DETIT DATAT E UDHETIMEVE: ►QERSHOR: 24-28 - €239/PERSONI ( MENGJES + DARKE ) (VENDET E FUNDIT) ►KORRIK: 01-05, 08-12, 15-19, 22-26 - €299/PERSONI ( MENGJES + DARKE ) ►29 KORRIK - 02 GUSHT - €329/PERSONI ( MENGJES + DARKE ) ►GUSHT: 5-9, 12-16, 19-23, 26-30 - €329/PERSONI ( MENGJES + DARKE ) Plazh ne Mal te ZI - Pushime verore Petrovac & Ulqin, Mali i Zi – Programi i Udhëtimit Dita 1 – Tiranë • Ulqin • Petrovac • Nisja nga Tirana në orën 07:00 Nisemi drejt Malit të Zi dhe kryejmë procedurat kufitare në Muriqan. Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për konsumimin e mëngjesit. Vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Ulqinit, ku do të vizitojmë kalanë historike dhe do të kemi kohë të lirë për plazh në Plazhin e Vogël. Në pasdite nisemi drejt Petrovacit. • Akomodimi në Hotel Rivijera • Darka në hotel • Mbrëmje e lirë në shëtitoren bregdetare të Petrovacit Dita 2 – Opsionale: Jazz Beach, Budva Pas mëngjesit në hotel, sipas dëshirës, nisemi drejt Jazz Beach në Budva. • Ekskursion opsional (€10/person) • Plazh dhe relaks deri rreth orës 16:00 • Mundësi për sporte të ndryshme ujore • Minimumi i pjesëmarrësve: 20 persona Kthimi në hotel pasdite. • Darka në hotel • Mbrëmje e lirë në Petrovac Dita 3 – Opsionale: Kotorr & Budva Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit historik të Kotorrit. • Shëtitje në qytetin e vjetër të Kotorrit • Vizitë në rrugicat mesjetare të ndërtuara nga Republika e Venedikut • Mundësi për lundrim në Gjirin e Kotorrit (€10/person) Më pas vazhdojmë drejt Budvës. • Vizitë në Qytetin e Vjetër të Budvës • Vizitë te statuja e famshme e Balerinës së Budvës • Kohë e lirë për drekë dhe shëtitje Kthimi në hotel. • Darka në hotel • Mbrëmje e lirë Dita 4 – Relaks në Petrovac Pas mëngjesit në hotel. • Kohë e lirë për plazh • Relaks pranë pishinës së hotelit • Shëtitje në qytet sipas dëshirës • Darka në hotel • Mbrëmje e lirë Dita 5 – Petrovac • Shkodër • Tiranë Pas mëngjesit bëhet check-out nga hoteli në orën 10:00. Nisemi drejt Shqipërisë me ndalesë në Shkodër. • Kohë e lirë për drekë pranë Urës së Bunës Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt Tiranës. • Mbërritja në Tiranë rreth orës 19:00 – 20:00 Fundi i shërbimit tonë.
